Shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare, arrestohen dy tutorët
Dy persona janë arrestuar pasi shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare. Policia e Tiranës thotë se në pranga përfunduan, G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.
Për të arritur qëllimin e tyre ata e kërcënonin me jetë vajzën, madje edhe për familjen, transmeton NOA.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

