Shifër e frikshme, 59.6 % e të testuarve rezultuan pozitivë me COVID-19
Kosova ka shënuar sot shifrën më të frikshme që prej shpalljes së emergjencave më 13 mars, pasi më shumë se gjysma e të testuarve apo 59.6 përqind, rezultuan pozitivë me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, në rezultatet e publikuara të martën, ka konfirmuara se edhe 7 persona kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërkohë, vetëm brenda 24 orëve në Kosovë janë infektuar 239 persona, shifër kjo që assesi të zbresë tash e dy javë nën numrin 200.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHP, transmeton Mediafokus.info.
Kjo është shifra më e frikshme që prej shpalljes së emergjencave më 13 mars, pasi më shumë se gjysma e të testuarve apo 59.6 përqind, rezultuan pozitivë me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 7.652, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, Mediafokus.info raporton se shumica e shteteve europiane e kanë futur Kosovën në listën e zezë, pasi shteti ynë është futur në grupin e shteteve që me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19./Mediafokus.info/

