Shisnin çamçakëza me ndryshim date të skadimit, gjykata liron 2 jordanezët

Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim skandaloz! 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman.

Si funksiononte skema?

Këta 2 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin produktet e skaduara, u fshinin datat e skadencave duke përdorur açeton dhe i vendosnin data të reja skadence. Ato fshinin datën e skaduar dhe ua shtynin afatin deri në dy vjet, transmeton shqiptarja.com.

Është gjetur dhe sekuestruar sasia totale e produkteve 6.83 Ton:
– Pije për fëmijë me datë prodhimi të falsifikuar 10080 copë.
– Çamçakëzë të skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 257090 copë.
– Lëpirëse, produkt i skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 370656 copë.
– Lëngje, produkt i skaduar dhe me datë skadence të falsifikuar 1786 shishe (bidona).