Shkallët dhe dashuria janë universale

Izeir Hyda

Ideja për krijimin e shkallëve, është po aq e vjetër, sa vet jeta e njeriut në tokë.

Kjo botë është shkallë – shkallë. Shkallë përpjetë e shkallë te poshtë (thotë populli)

“Bylbyl ky shkull or’ e ças ndrrohet
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet” (Mjeda)

Shkallët dhe dashuria janë universale.

Shumë vite më parë, në kinemanë e qytetit e kam parë një film indian. Më pati pëlqyer filmi, po më shumë titulli i tij “Shkallët për shërbim” dhe që atëherë, shpesh, mendoja. Pse shkallët? Si lindën ato? Dhe a mund të mendohej jeta pa shkallë?

Shkallët u krijuan shumë herët që në fillimet e jetës njerëzore. Njeriu në fillim jetonte i lirë në natyrë. Jetonte në bashkësi me të gjitha qeniet tjera të gjalla. Ishte në harmoni me tërë natyrën.

Por, më vonë, kur filloi t’i acaroj marrëdhëniet me kafshët e egra; disa prej të cilave i zbuti dhe i shfrytëzoi për qëllime të veta e me disa të tjera mbeti në armiqësi të përjetëshme.

Nga frika prej këtyre të dytave dhe për t’u mbrojtur nga kushtet atmosferike, ai e ndërroi vendbanimin, u fut të jetojë nëpër shpella.

Në fillim jetonte në shpella që i gjente të gatshme në natyrë. Por më vonë, meqë njerëzimi shumohej në proporcion aritmetik; nga dy bëheshin-katër, nga katër-tetë e kështu me radhë e shpellat mbeteshin në proporcion gjeometrik, ai ndërtoi shpella të reja, të ngjashme me ato të natyrës.

Më vonë kur guximi fitoi mbi frikën, ai krijoi vendbanime të reja në natyrën e hapur.

Ndërtoi kasollat të thjeshta, dyshemen e të cilave e vendoste në këmbë të drunjta më lart se toka.

Kjo i krijonte vështirësi për t’u ngjitur në kasollë.

E gjeti një rremë druri e mbështeti pjerrëtas nga toka në dyshemen e kasollës, pastaj krahas tij edhe një rrem tjetër dhe në degët e tyre vendosi disa të tjerë horizontal…

Kështu lindën shkallët e para.

Kasollë pas kasolle u krijuan vendbanime të reja.

Oborret filluan t’i thurrnin me gardhiqe (gjerdhe) dhe për të kominkuar me njëra tjetrën krijuan grapcylla.

3. Grapcylla

Ç’është grapcylla?

Fjalë e vjetër shqipe. Grapcylla – kapërcylla – kapërcella (kapërceva gardhin)…kënga e vjetër popullore: “Kapërceva gardhin e dola n’atanë”

Grapcylla ëshë vendi ku kalohet gardhi. Nga te dy anët e gardhit vendosën shkallë, përmes të cilave ngjitesh dhe zbret.

Grapcyllat janë shkallë pa pushimore.

Më vonë u punuan shkallë lëvizëse me dy drunj ne formë binarësh të cilat si një rrafsh i pjerrtë mbështeteshin nga toka në rrafshin vertikal.

(Rrafshi i pjerrtë është një rrafsh që me rrafshin horizontal formon këndin më të madh se 0 e më të vogël se 90 shkallë).

U krijuan edhe shkallë prej guri për amfiteatrot e hapura ku luheshin tragjeditë e njohura…

Shkallët punohen me meteriale e forma të ndryshme, të jashtme e të brendshme.

Të gjitha kanë madhësinë e një hapi dhe shërbejnë si hapësira për kominikim vertikal.

“Po të mos ishin nja pesë a gjashtë, pata me mbetë jashtë”

Shkallët – figurativisht paraqesin:

1. Masë. Ky vendim u mor në shkallë Republike.

2. Gjendje. Sa poshtë ka rënë katundi!

3. Klasë. Gjykata e shkallës së parë.

Djegie e shk. II.

4. Vend në shoqëri “Ngritja dhe rënia e shokut Zylo”

5. Formë. Sa bukur i ka shkallëzuar flokët.

6. Vijë e ndarë. Shkallë zvogëlimi 1: 1000.

7. Gradë. Temperatura ka rënë në-9 gr. C

8. Matematikë. Ekuacion i shkallës së parë.

9. Ndjenjë. Kur më del në shkallë po të pres me mall.

10. Radhitje. Për ata që ngritën në karierë shumë me rëndësi është shkalla e parë.

11.Kujdes. Nëse gabon shkallët e hyrjes në secilin kat që arrinë del i gabuar

12. Këshillë. Ndodh që ashensori i suksesesit është jashtë përdorimit, ti përdori shkallët një nga një!

13. Porosi. Vëllaun kurrë mos e harro edhe nëse je disa shkallë më lartë se ai!

14. Mallkim. Mjer ai “që për t’u ngritur në ndonjë post ndërton shkallë me kufomat e sivllëzërve të tij.

15. Prerje e thellë. E shkalloi dorën me thikë.

16. Gradacion në poezi. “Ti na çkule, na çthurre na zhduke nga çdo fe” (Noli)…

…Edhe Romeo kur hynte nga dera e mbrapme e kopshtit i shfrytëzonte degët e pemëve si shkallë për t’u ngjitur në katin e dytë ku takohej me Zhylietën.

Shqiptarët, atëherë rrallë e lexonin Shekspirin, po veprimet i bënin si të Romeos!

Shkallët dhe dashuria janë universale.