Shkarkohet nga detyra Konsulli i Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi.
Sipas raportimeve për abcnews.al thuhet se vendimi për të shkarkuar Konsullin ka ardhur pas dekretit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani, që mban datën 25 nëntor.
Mësohet se Krasniqi është shkarkuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj punonjësve në konsullatë.

