Shkatërrime të mëdha në Stamboll nga erërat e fuqishme (Video)
Shi dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë Stambollin, ku kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nuk raportohet për vitkima.
Mediat lokale raportojnë se mjaft biznese dhe shtëpi private kanë pësuar dëmtime për shkak të erës së fortë, e cila ka shkulur struktura të ndryshme metalike të vendosura prej tyre duke i hedhur dhjetëra metra më tej.
Deri më tani raportohet për disa të lënduar prej shkëputjes së tendave dhe strukturave të ngjashme.