Shkëndija nuk i bën ballë gjigantit anglez

Shkëndija e Tetovës është mposhtur nga Tottenham Hotspur, me rezultat 3-1, në rrethin e tretë të Ligës së Europës, raporton Mediafokus.info.

Përkundër lojës së mirë të treguar në fushë, Shkëndija nuk ka arritur t’i bëj ballë gjigantit anglez, duke u eliminuar nga ky kompeticion i garave europiane.

Spurs, me këtë fitore, skuadra londineze ka siguar play-offin, ndërsa ekipit nga Tetova i mbetet të shpresojë në edicionin e ardhshëm./Mediafokus.info/