Shkolla e artit pamor vazhdon me ekspozita virtuale

Me inciativë të drejtorit të shkollës, Roland Masurica, në bashkëpunim me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, është arritur që të krijohet një hapësirë ekspozuese virtuale duke i shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit sot.

Në këtë kohë jo te zakonshme dhe nën presionin e kushteve jo të përshtatshme, shkolla jone artistike gjithnjë po e përdorë kreativitetin e saj profesional në dobi të veprimtarisë dhe shoqërise tonë.

“Ky është projekti i parë i lascuar i këtij lloji tek ne, fillimisht si fazë fillestare ndersa në një të ardhme, në kushte më të favorshme, do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe kapacitetet tona që ky projekt të arrij shkallen e tij të përsosmërisë”, ka thënë Masurica për Mediafokus.info.

Galeria do te shërbej si hapësirë ekspozuese për nxenesit e shkolles, për ekspozita kolektive dhe individuale, që nënkupton se galeria do të ketë programin e saj vjetor të cilin e përcakton Aktivi Profesional i shkollës së Arteve Pamore.

“Kjo kohe ka bëre që ta zhvillojmë imagjinatën dhe të jemi më produktiv duke shfrytëzuar burimet alternative bashkohore në mënyrë që të jemi në trend me kohen dhe botën”, ka thënë Masurica.

Sipas Masuricës, projekti është realizuar përmes platformës google/slide, përmes së cilës është arritur të stimulojnë Galerinë Virtuale si projekt fillestar, ku më pas përpjekjet do të nisin për realizimin e një hapësirë me të përsosur me ndihmën e aplikacioneve për animacion dhe grafikë dixhitale në mënyrë që vizitori të krijojë iluzionin e një ambienti sa më real./Mediafokus.info/

Ja linku i ekspozites:

https://docs.google.com/presentation/d/e/2PACX-1vTw2ZaYOppN2k3VpwdZuVOBOD1OZris4W7FZBg3KxWyTKqkcOTfWz0VwHOW_rdETmkjqcQt5rVHAPiW/pub?start=false&loop=false&delayms=3000&fbclid=IwAR3MKhmPR3L_MimJHJjtqzZN0HgZmN4zMr3kSOHerE2oRuM1SM3gpwsHTfE&slide=id.ge5c5fd87d_0_43