Shkon mysafir te shoku i tij, në mëngjes i riu shqiptar gjendet i pajetë

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda në banesë, ku jetonte, në Kretë të Greqisë.

I riu shqiptar u gjet në mëngjes nga shoku i tij.

Mësohet se 22-vjeçari, me origjinë shqiptare, kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar nga Rodoja në Kretë, si mysafir te mikut i tij.

Sipas mediave greke, ai kishte humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Kur shoku i tij u zgjua, zbuloi se 22-vjeçari nuk po merrte frymë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën, por ishte e kotë.

Trupi i tij u dërgua në morg për autopsi  dhe do të jetë kjo e fundit e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij. Nuk bëhet i ditur as identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën gjatë orëve të natës./NOA/Mediafokus.info/