Shkrimtari i njohur shqiptar me dedikim prekës për mbesën
Shkrimtari i njohur shqiptar, Zija Çela, i ka bërë një dedikim prekës mbesës, në ditëlindjen e saj të 14.
Por, as në këtë rast nuk e ka harruar birin e tij, babain e Livias, Dritanin, i cili kishte ndërruar jetë tre muaj para se të lindte ajo.
“Mbaje mend këtë ditëlindje kaq të trazuar në pikëllimin shqiptar!”, ka shkruar Çela, përveç tjerash, raporton MediaFokus.
Ja dedikimi i tij në Facebook:
“E shtrenjta Livia, deri në këto çaste unë po ngurroja, sepse këtej jemi me zemren e thyer për fatkeqësinë që u ka ndodhur të tjerëve. Ne paqe u prehshin viktimat e tërmetit, o Zot!..
Por edhe me ty ashtu ka ndodhur. Ti erdhe ne jetë vetëm tre muaj përpara se babi yt, Dritani i paharrueshëm, të mbyllte sytë.
Sot ke ditelindjen, Livia 14 vjecare. Jemi mbledhur dy gjyshet e dy gjyshërit, makar për mesazhin ma të njerëzishëm: Qofsh me jetë e me udhetim të mbare neper vite, o shpirtë!
Mbaje mend këtë ditëlindje kaq të trazuar në pikëllimin shqiptar!
VO!
Në gjendjen që ndihem, mes dhembjeve dhe mirënjohjes se pakufishme, me zemer ju falem”./MediaFokus/


