Edhe Sabriun e Nerën i ndau në dy kontinete coronavirusi

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, ishte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Fatkeqësisht këto ditë karantinimi ai po i kalon larg bashkëshortes së tij, Nerës.

Ai ka treguar se Nera ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka mundur të kthehet për shkak të koronavirusit. “Kjo më ka mërzitur jashtë mase shumë dhe mezi pres të bashkohem me të shtrenjtën time”, u shpreh mes të tjerash Sabriu.

Po ashtu ai i tha publikisht bashkëshortes se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën. Përsa i përket Arianës e Ermalit, këngëtari zbuloi se dyshja kanë nisur rregullisht vrapin./mediafokus