Sonte shpallen artistët e së nesërmes

Shpallja e Fituesit të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, bëhet sonte, më 6 dhjetor 2019, ora 20:00, nga juria e përbërë prej Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Adam Kleinman, Fondacioni Kadist Art, Sezgin Boynik, teoreticient dhe redaktor, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese, do ta shpallin fituesin e çmimit  “Artistët e së nesërmes” për sivjet.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e rinj në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmim kyç dhe i pavarur i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në New York. Sponsor kryesor i çmimit në Kosovë është Ambasada SHBA-së në Kosovë.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2019 organizohet nga Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG.