‘Shkruaj letër Nanës’
Vana Jerliu Ramadani
(Muaji nderkombetar i parandanimit te keqperdorimit te substancave narkotike)
Të ulësh para personit që ka nevojë për ndihmë me qëllim që të ndihmosh atë, është ndjenjë e veçantë. Vullnetin e punës e bëjnë edhe më të madh tregimet e personave që janë duke përjetuar ditë të vështira në jetën e tyre.
Gjatë shkollimit dhe eksperiencës sime profesionale si magjistre e studimeve të varësive, kam kuptuar se asnjë individ nuk zgjohet në mëngjes dhe vendos të keqpërdorë substanca narkotike apo të jetojë në rrugë ose veturë.
Gjithnjë është një tregim i veçantë para gjendjes se kur ulemi ballë për ballë me personin që ka nevojë për ndihmë.
Të dëgjosh tregimet e të tjerëve, së pari duhet të respektosh personin që ndan tregime aq personale me ty, pastaj duhet të respektohet tregimi i tij deri në atë masë, saqë kërkon një analizë të veçantë, duke e përdorur të menduarit kritik dhe duke qenë mendjehapur në aspektin që njerezit jetojnë ndryshe nga të tjerët.
Te ulesh ne karrigen e profesionistes para nje tregimi aq të veçantë, nuk eshte edhe aq e lehte, sepse per te punuar ne kete profesion perveç profesionalizmit dhe shkollimit, duhet te posedosh ndjenjen e dhembshurise.
Shpesh ndodh qe tregimet jane aq te dhimbshme, saqe edhe profesionistet si qenie njerezore eshte veshtire te permbahen nga dhimbja qe ndjejne per personin perballë.
Gjatë shkollimit tim, kam mesuar, jam keshilluar nga mentorë me pune shume vjeçare se ne ato momente si profesioniste, duhet t’i kujtoj vetes se, sado i dhimbshem eshte tregimi, personi perballë ka mbijetuar dhe tani ulet pranë teje duke të besuar rrëfimin e tij, ku perpos fjaleve, flet shumë edhe gjuha e trupit.
Pothuajse ne çdo tregim kemi raporte te thyera, zakonisht me familjarë.
Perpos punes profesionale ne menyre bazike te studimeve te varesive gjate trajtimit, gjeja me e preferuar e imja eshte t’ i preferoj personit pranë meje te shkruaj nje leter, si psh “shkruaj leter nanes”.
Kjo funksionon gjithnje, varesisht a marrin pergjigje mbrapa apo jo dhe nese marrin pergjigjen qoftë ajo pozitive apo negative, ne kuptojme saktesisht se çfarë po ndodh ne raporte dhe ku qendrojne te tjeret emocionalisht apo me qendrimet e tyre.
Me shume kujdes degjoj tregimin qe ka shkruar personi dhe duke e analizuar, me ndihmon te kuptoj edhe me shume se çfarë po ndodh me raportet mes tyre, por me me rendesi me emocionet e autorit.
Pothuajse ne ankth presim pergjigjen. Shpesh edhe nuk marim pergjigje dhe deshprimi eshte aq i madh per autorin e letres, saqe tani duhet bere planin se çfarë duhet punuar tutje.
Po nese marrim pergjigjen negative, mbetemi te analizojme se pse kemi marrë pergjigjen e tille dhe çfarë ka mundesi te permiresohet, se çfarë mund te rregullohet qe te ndihmohen te dy palet.
Po nese nuk ka mundesi te ndihmohen te dy palet, se paku duhet ndihmuar autorin e letres që te pranojë realitetin dhe te vazhdojë tutje trajtimin, duke punuar dalngadalë me ndjenjat e deshprimit.
Pergjigjja negative, në fakt mund te kete efekte pozitive nese punohet mire me autorin, sepse tani kemi pasqyren e shpjegimit se sa lendime jane shkaktuar ne raporte dhe ka nevoje per vetedijesim.
Nese marrim nje pergjigje pozitive, ateherë ajo pergjigje ka mundesi te letesojë punen time duke e perdorur ate leter si motiv per nje trajtim te sukseshem.
Perpos nivelit professional, edhe në nivelin personal une mendoj se kur shkruhen fjalet ne leter, ato kanë nje fuqi te veçantë per te spjeguar shume, nese lexuesi eshte mendjehapur per te kuptuar autorin e shkrimit.
Shkrimet mund te permiresojne raportet sepse i japin kohe lexuesit te perpunojë ndjenjat dhe te kthehet pergjigjja ne krahasim me komunikimin verbal qe kerkon nje pergjigje te menjehershme.
Rekomandimi për të shkruar letren, perpos qe ka qellim te rregullojë raportet, na ndihmon të vetëdijesojmë personat përballë se ata nuk janë duke lenduar vetëm veten e tyre me keqperdorimin e substancave narokotike, por janë duke lënduar edhe të tjeret.
Pra, ka mundesi te ofrojë nje shpjegim se lëndimi kalon kufijtë personal.
Personat që ballafaqohen me keto probleme, gjate trajtimit kanë nevoje per perkrahje te madhe.
Të kthesh kokën anash dhe të paragjykosh dikënd që ka problem me keqperdorimin e substancave narkotike, nuk ështemë aspak e drejtë.
Me respektin më të madh kërkoj që në Kosovë të punohet më shumë për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të varësive.
Shkrimi ka për qëllim vetëdijesimin kundër stigmës së personave që kanë probleme me varësi.
……………………………………………………..
(Autorja është Magjistre e shëndetit mendor dhe studimeve të varësive, substancave narkotike dhe alkoolii në ShBA)

