Shkupjani bëhet për spital nga dy tetovarë
Një person nga Shkupi është rrahur keq me boks hekuri nga dy tetovarë, saqë ka përfunduar në spital, raporton ts.
MPB ka njoftuar se me 16.09.2024, në ora 23:00, në SPB Tetovë, S.S. (27) nga Krushopeku i Shkupit raportoi se në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur edhe një mjet metalik dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

