Shkurte Fejza e mposht virusin: Ia dolëm me sukses

Këngëtarja kosovare, Shkurte Fejza e ka mposhtur virusin korona pas dy javë ditësh, kohë kjo që e kaloi nën kujdesin e familjes dhe mjekëve. Ajo ishte e infektuar bashkë me burrin, Hajrushin dhe që të dy ia dolën me sukses kësaj beteje.
“Përshëndetje miqësia ime. Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19, por duke ju falenderuar angazhimit maksimal të fëmijëve tanë për shërimin tonë dhe mjekëve të nderuar dr. Arben Vishaj dhe dr. Behxhet Osmani, ja pra sot po ju shkruajmë me Hajrushin sërish dhe ju informojmë se ia dolëm me sukses.
Kujdes, ruajeni shëndetin’, ka thënë Shkurte Fejza.