Shoferi pati probleme shëndetësore, nxënësit e ndalin autobusin

Një shofer i autobusit në Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke qëndruar pas timonit të tij, dhe me vete kishte një numër të madh të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Arthur McDougall, i cili ishte duke vozitur në qytetin e vogël Topsham, u ndihmua menjëherë nga nxënësit që ishin aty të cilët u munduan t’i japin edhe ndihmën e parë, në momentin kur ai e pësoi atë krizë shëndetësore.

Nxënësi Rufus që ishte aty tregoi se të rinjtë kishin reaguar shumë shpejt, sipas tij, dikush e kishte marrë timonin në dorë dhe kishte frenuar për ta ndaluar autobusin që ata të mos aksidentoheshin, transmeton blic