Shoferit në Gjilan i shqiptohet gjobë për mosrespektim të shpejtësisë
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajve ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h është hasur duke vozitur 117 km/h, thuhet në njoftim.

