Shoku i fëmijërisë e vret në zyrën e tij ministrin e Republikës Domenikane
Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Domenikane është qëlluar dhe vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë personal, thonë zyrtarët.
Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit. Të paktën gjashtë të shtëna janë dëgjuar, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Një zëdhënës presidencial tha se sulmuesi ishte Miguel Cruz, duke thënë se ai ishte një shok fëmijërie i ministrit.
Cruz tani ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

