Shokuese: Babai e vret djalin me pushkë gjuetie
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, kur një prind e ka vrarë djalin e tij me pushkë gjuetie.
Rasti ka ndodhur në Greqi dhe siç raportojnë mediat, 74-vjeçari e ka qëlluar me armë në bark djalin e tij 48-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rastit.

