Shokuese: Rryma mbyt 11-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe vajza është dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.