Ndiqen penalisht dy pronarë, organizuan muzikë ‘live’ (Video)

Organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me ligjin, procedohen penalisht dhe gjobiten secili me nga 1 milion lekë 2 administratorët e lokaleve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë evidentuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, 2 lokale me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit.

Gjithashtu, të dy subjektet janë ndëshkuar me gjobë 100.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Strukturat vendore të Policisë Krujë apelojnë për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të zbatojnë aktet ligjore dhe nënligjore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.