Shokuese, tjetër video nga ‘Cambridge’, edukatorja shkund një fëmijë

Një tjetër video ku shihet një edukatore duke i bërtitur dhe shkundur një fëmijë në kopshtin ‘Cambridge Kids’ është publikuar në facebook.

Në këtë video shihet një edukatore duke e qortuar ashpër një fëmijë. Në video nuk dëgjohet qartë se për çfarë rasti bëhet fjalë, shkruan Gazeta Shneta.

Flet nëna e fëmijës që u rrah në kopsht, tregon dyshimet që kishte dhe si arriti ta incizoj rastin

Çmimi mujor i kopshtit ku u rrah fëmija është sa një rrogë mesatare në Kosovë

Kujtojmë se sot gjatë ditës një nënë publikoi një video ku shihet një dado duke e goditur me shuplakë fëmijën e saj, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.

Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa kopshti e ka quajtur rast të izoluar.

Videoja ka ngjallë shumë reagime të ashpra sidomos nga prindërit në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar përgjegjësi dhe mbylljen e kopshtit.

Video

/MediaFokus/