Shorti i Euro 2024, “grup ferri” për Shqipërinë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën finale të “Euro 2024”, ku ka përfunduar në një “grup ferri”.

Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë në 15 qershor (Dortmund), me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyseldorf).

Ja rezultatet e shortit:

Shorti i Euro 2024, "grup ferri" për Shqipërinë