Shpallet fajtor i akuzuari për mashtrim me subvencione

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit F.M i akuzuar për mashtrim me subvencione.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Me propozimin dhe pajtimin e palëve, pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë prej 5 mijë euro, ndërsa koha e kaluar nën masën e paraburgimit, prej datës 30.06.2021 e deri më 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë.

Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27 mijë euro, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguaj shumën totale prej 109,520.00 euro.

E dëmtuara, Qeveria e Kosovës (Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural), në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.