Shpejtësia marramendëse e alkooli, ja sa leje pezullohen

Shpejtësia marramendëse e alkooli, ka bere qe te pezullohen lejet e vozitjes. Policia Rrugore ka ushtruar kontroll gjatë natës në segmentin rrugor Sauk-Teg-Kashar, ku janë pezulluar 24 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me risk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.

Në këtë aks është konstatuar shpejtësi të frikshme 188 km/h deri në 202 km/h në rrugën e Tegut.

Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l, transmeton noa.

“Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Stop alkoolit në timon. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt”, apelon policia.