Shpërthen bombola e gazit, një 70-vjeçare dërgohet me urgjencë në spital

Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur sot, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë dhe menjëherë është dërguar në trajtim mjekësor.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës, në fshatin Kullë të Durrësit, ndërkohë që e moshuara me iniciale S. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.