Shpërthen Goodman: Ky ishit ju, mos ishit nëpër tavana kur u dhunuam ne?

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosvë Vasfije Kransiqi-Goodman, është përlotur në fjalimin që po mban para Parlamentin e Kosovës.

Krasniqi shpërtheu në lot teksa po fliste se shumë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë përballen me mospërkrahje familjare, e ofendime.

Ajo drejtoi kritika në adresë të burrave kosovarë, që nuk u dolën në mbrojtje këtyre grave.

“Shoqëria jonë na stigmatizon, na bënë të ndihemi vajza jo të mira, motra jo të mira, gra e nana jo të mira. Po ku ishit ju para 21 viteve, a ishit nëpër tavana ku ju dhunua gruaja në dhomë. Ku e morët guximin që me e lanë atë grua me fëmijë, me braktisë. Ku ishin ata djem që e lanë nanën. Ku ishit ju ku u dhunua vajza 7 vjeçare. E tash çka po bëni për me na lehtësu jetën. Duhet me i ardh turp gjithë shoqërisë kosovare. Na po duam veç drejtësi, mbrojtje e mbështetje sepse ajo që na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës e ju nuk ishit aty për të na mbrojtur”, tha ndër të tjera Vasfija në seancën e sotme./mediafokus.info