Shpërthen në flakë makina në autostradën Vlorë-Fier, policia jep detajet
Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Vlorë-Fier pasditen e sotme.
Sipas policisë, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.