Shpërthen votuesi: Deputetë beshareta
Një qytetar në Gjilan ka shpërthyer ndaj deputetëve, pas dështimit për të miratuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike, duke i quajtur ata edhe ‘beshareta’.
‘Të pa denjë janë të gjithë ata deputetë që sot i tradhtuan votuesit e tyre, me mos votim të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike’, ka shkruar në facebook qytetari Avdyl Jerliu, njëherësh drejtor i ndërmarrjes Tregu në Gjilan.
‘Është normal që ju (beshareta-deputetë) nuk e votoni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Beshareta-deputetë, ju nuk keni “faj” sepse shumica nga ju sapo jeni kthyer nga pushimet e shtrenjta nëpër Turqi, Dubai e ku jo tjetër dhe i keni marr pagat nga buxheti i Kosovës pa punuar fare me muaj të tërë.
Nuk ia dini hallin qytetarit që pret nga ky ligj që të realizoj pak të hyra për nevojat e familjes, që sa do pak ju bëjnë zgjidhje për këtë periudhë pandemie.
Marre duhet me ju ardhur juve beshareta-deputetë me bë politikë me ligjin për rimëkëmbje ekonomike, vetëm e vetëm për t`i fituar një grusht vota kurdo që shkohet në zgjedhje. Prej kujt po pritni me i marr këto vota o beshareta-deputetë. Kemi me ju sitë si miellin në ato momente kur të dalim para kutive zgjedhore, nuk do të ju harrojmë.
A po e dini o beshareta-deputetë që e keni sjell para falimentimit sektorin privat, ju nuk i jepni “pesë pare” për këtë punë, me këtë logjikën e mbrapsht tuajën shpejt do ta sillni para falimentimit edhe sektorin publik.
Kam një lutje për sektorin privat, kompanitë që ende janë duke mbijetuar dhe ato që vetëm kanë falimentuar, me u organizua në protesta kundër deputetëve-beshareta që nuk e votuan ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe nuk votojnë asgjë për të mirën e qytetarëve, me kërkua dorëheqjen e këtyre deputetëve të pa denjë.
Duhet të ndëshkohen këta deputetë-beshareta ,këta të pafytyrë. Nuk marrin veshë ndryshe pa i prekur xhepat e tyre.
Ju që nuk votuat ligjin për rimëkëmbje ekonomike jeni kokrra e idiotëve, sepse në aspektin ekonomik dhe social, kurrë ma shumë ky popull nuk pas nevojë për votën tuaj se tani. Turp, turp, turp’, përfundon Jerliu.

