Shpërthim në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen dy persona!
Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” tha Zahiti.

