Haziri: Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së Agon Musliut, i duhet drejtësia

Në një vjetorin e vdekjes tragjike të të riut nga Gjilani, Agon Musliu, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e rastit, shkruan mediafokus.info.

Nëpërmjet Facebookut, Haziri ka thënë se Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia!

“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani. Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin. Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia!”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe, 25-vjeҫari nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Agon Musliu, vdiq para një viti tragjikisht në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Ai ishte kthyer nga Gjermania dhe ndërroi jetë tragjikisht pasi ishte futur në karantinë./Mediafokus.info/