Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në komunikacion për shkak të rrugëve me ngrica.

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË ME NGRICA!

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica.”, thuhet në njoftimin e policisë./Mediafokus.info/