Shpërthimi në Ksamil nuk prek pushuesit
Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një pikë karburanti në Ksamil, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe pushuesit.
Policia bëri me dije se nga shpërthimi dhe flakët e zjarrit, ka mbetur i lënduar një 28-vjeçar. Pushuesit nuk janë prekur nga shpërthimi.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç, i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

