Shprehjet “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pas rezultateve preliminare – Bajrami ia rikujton Konjufcës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar krye-parlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i afrohet LDK-së për diskutime me “gjuhë të bashkëpunimit”.

Bajrami ia ka kujtuar fyerjet e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, që në ditën pas zgjedhjeve opozitarët i quajti “hajvanë”.

“Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët “hajvanë” dhe “hajvanat”, u justifikua se ishte “gjuhë fushate”. Tha: “Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat dhe ndryshon qasje.”

Por Konjufca ”harroi” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhe pse këta terma janë të papranueshëm kurdo që thuhen.

Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.

Hipokrizi në maksimum”, ka shkruar ajo në Facebook.