‘Shpresoj që atje lart je i qetë, neve këtu poshtë je duke na munguar shumë’

Rapsodi kosovar Agim Gashi iku nga kjo botë para gjashë vitesh (12.07.2017), pas shumë betejash të fituara me sëmundjen, e cila nuk ia pushtonte dot shpirtin.

Në 6-vjetorin e vdekjes, Agimin e ka rikujtuar vajza e tij, Azaleja, e cila sa here na kishte kerkuar përmes rrjeteve sociale të luteshin për shërimin e babit të saj, derisa ishte në spital.

Postimi i plotë:

Sot u bënë 6 vite pa Ty Babi. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes sonë.

Baba i dashur, sot eshte pervjetori yt i rradhes dhe ke len nje boshllek qe nuk mundem ta pershkruaje. Ke qen nje njeri i veqante.

Tani je larguar nga mesi jone ne qetesi. Nje dore perkrahje do me mungoj gjithmone. Pa pritur jam ketu e vetme pa ty. Ti gjithmone me ke udhezuar ne jete me fjalet e tua dhe keshillat.

Ende e ndjej dashurine tende dhe perkujdesin. Çdo dite e me shume po e kuptoj qe jeta pa ty nuk eshte me sic ishte.

Buzeqeshja jote, pozitiviteti yt edhe pse ishe i semur rende me frymezojne ende ne rrugen time jetesore.

Jam shume krenare me ty si dhe veprat e tua, zerin dhe veçanerisht me artin tend.

Ke berë gjithcka per vendin tend dhe kulturen e atij vendi.

Kur e shoh se çfarë shkruajnë njerezit per ty, jam njeriu me i lumtur dhe me krenar qe jam vajza jote.

Te lutem mos e harro asnjeherë se do bej gjithcka qe te bej ty krenar atje larte.

Gjithmone me ke thenë qe ke frikë te harrohesh por ti ke lenë dicka shume te çmuar mbrapa qe nuk do te harrohet asnjeherë. Keto jane veprat e tua.

Shpresoj qe do takohemi nje dite ne parajse. Kujtimi dhe zeri yt familjar jane gjithcka qe me ka mbetur nga ty.

Zemra jote e mire pushoi se rrahuri por deshi te qendroje. Na ndihmo o zot ta kalojme dhimbjen per ty.

Sa do kisha nevoje tani ne keto momente per nje perqafim te ngrohte nga ty ose per te me thenë ‘mos u be merak se gjithcka do shkoj mire’.

Shpresoj qe atje ku je, je i qete ne prani te nenes tende dhe babait. Shpresoj qe je mire. Neve ketu posht je duke na munguar shume.

Ne dashuri te perjetshme vajza jote.