Shqipëria do të arrijë të vaksinojë 60-70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022

Shumica e vendeve edhe ato të zhvilluara pritet ta krijojnë imunitetin e tufës në fund të këtij viti. Economist Inteligjence Unit (EIU) e bëri përllogaritjen duke marrë në konsideratë kriteret që përfshijnë marrëveshjet e furnizimit, kufizimet në prodhim, madhësinë e popullsisë dhe disponueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor etj.

Vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore pritet të krijojnë imunitetin e tufës gjatë këtij viti (ngjyra më e errët e hartës), së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër ku përfshihet Kanadaja, Rusia dhe vendet e Amerikës latine, Zelanda e Re, Australia dhe Afrika e Jugut pritet të krijojnë imunitetin e tufës përgjatë mesit të 2022, transmeton tch.

Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria si dhe një pjesë e vendeve të Azisë qendrore dhe Afrikës dhe Amerikës Latine do të përfundojnë vaksinimin në fund të vitit 2022. Në fund, përgjatë vitit 2023 do të përfundojë procesi i vaksinimit për vendet e Afrikës, disa vendeve të Azisë dhe Amerikës Latinë.