Shqipëria, nëse fiton sot nga Moldavia, kualifikohet në Euro 2024

Sot nga ora 18:00, Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në njërën nga dy ndeshjet e mbetura në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kuqezinjve iu duhet vetëm një pikë nga ky takim në mënyrë që të kualifikohen në Kampionat Evropian për herë të dytë në histori të kombëtares.

Aktualisht, Shqipëria gjendet në vendin e parë me 13 pikë, Çekia në pozitën e dytë me 11 pikë, Polonia në vendin e tretë me 10, Moldavia në vendin e katërt me nëntë pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me vetëm një pikë.