Shqiptarët e teprojnë me kripë, ja çka rrezikojnë

OBSH në Shqipëri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes në përdorimin e kripës, pasi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Mesazhi i OBSH:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës.

OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.

Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.

Kjo perfshin: bukën, drithërat dhe produktet e bukës, mishin e përpunuar, djathin.

Duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqim.