Shqiptarët e Turqisë reagojnë ndaj presidentit çek për kërkim faljen ndaj Serbisë

Shqiptarët e Turqisë, mbase për herë të parë, janë deklaruar publikisht kundër një presidenti tjetër, duke shprehur mospajtime sa i përket qëndrimit të tij në lidhje me bombardimet e NATO-s në Serbi.  

Presidenti i Republikës së Çekisë, Milosh Zeman, i cili u takua me pesidentin Aleksander Vuçiç, në Pragë, më 18 maj 2021, i kërkoi falje atij për ndërhyrjen e NATO-s gjatë gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, më 1999.

Presidenti serb, Vuçiç ishte anëtar i Qeverisë së Millosheviçit kur gjenocidi u krye në Kosovë, më 1999.

Edhe Republika Çeke si anëtare e NATO’së mori pjesë në ndërhyrjen në Serbi. Kërkim falja e Presidentit të Republikës së Çekisë nuk është mendim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Çekisë.

Ne, rreth 5 milionë shqiptarë që jetojmë në Turqi, jemi detyruar të emigrojmë si rezultat i zbatimit të politikave të njëjta gjenocidi para Millosheviqit, në Jugosllavi.

Ne si shqiptarë të Turqisë dënojmë këtë deklaratë të Presidentit të Republikës Çeke, Milosh Zeman, i cili i kërkoi falje Slobodan Millosheviçit dhe vrasësve të tij, të cilët organizuan gjenocidin në Kosovë. /Qamil Bytyçi