Shqiptarët krejt botës i kanë shërbyer, por jo vetvetes
Në këtë foto të Fatmir Selimit shihen ushtarë shqiptarë me plisa të bardhë në Jemen. Bëhet fjalë për vitin 1906, në kohën e Perandorisë Osmane, shkruan gazeta online Mediafokus.info
‘Sigurisht, asnjë nuk janë kthye të gjallë në shtëpitë e veta…’, ka shkruar Selimi, një hulumtues i zellshëm i historisë së shqiptarëve në Turqi.
‘Shqiptarët janë shërbëtorë të mirë, por nikoqirë të këqij. Krejt botës i kanë shërbyer, por jo vetvetes!’ – ka komentuar historiani tjetër Emin Selimi.
Zija Aliu, valltar (tani i ndjerë), i cili shumë herë ka vizituar Turqinë dhe shqiptarët atje, kishte komentuar kësisoj: “Një pjesë e Turqisë është e jona, sepse për të kemi dhënë shumë luftëtarë dhe shumë luftëra janë fituar nën udhëheqjen e shqiptarëve…”.
Sipas historianit Aliriza Selmani nga kjo luftë i gjallë është kthyer mulla Salihi, baba i mulla Mustafës. Bëhet fjalë për vitin 1911, kur ka ndodhur lufta në Jemen.
Kurse Zekirja Abdullahu e vërteton se mixha i babait të tij nuk është kthyer fare nga ai rrugëtim. “Ndoshta është kthyer, por në Çenekale ka mbetur”, ka shkruar Abdullahu.
Te kjo foto ka komentuar edhe një shqiptar në Turqi, i cili ka shkruar: ‘Shqiptarët janë budallenj të botës, veç për hallkun kanë luftua. Shqiptarët duhet të bashkohen dhe jo të luftojnë njëri me tjetrin’. /Mediafokus.info

