Shqiptarët më rezistentë ndaj virusit, në Maqedoni e Serbi numër më i madh i vdekjeve
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Serbi janë raportuar 19 vdekje me COVID-19.
Në Kosovë e Shqipëri kanë vdekur nga 2 persona, ndërsa në Maqedoni 8 e në Serbi – 7 persona.
Në Kosovë, nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima dhe 200 raste të reja me Covid-19.
Në Maqedono janë raportuar 8 vdekje dhe 296 raste të reja me Covid.
Kurse në Serbi janë regjistruar 7 të vdekur dhe 1.288 raste të reja./Mediafokus.info