Shqiptarët në Turqi – histori migrimi, mbijetese dhe dinjiteti

Migrimi i ka shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre. Në të shumtën e rasteve, ky proces ka qenë i detyrueshëm dhe i dhunshëm.

Miliona shqiptarë sot jetojnë të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme të botës, shkruan portali mediafokus.info.

Miliona prej tyre jetojnë vetëm në Turqi, ku ata janë shpërngulur me dhunë, që nga viti 1912 e këndej.

Secili prej tyre është histori në vete. Pjesa më e madhe kanë ruajtur deri diku gjuhën dhe kulturën, meqë kanë jetuar në zona kompakte dhe mes vete kanë komunikuar në shqip.

Shqiptarët në Turqi janë themelues të disa qyteteve. Ata udhëheqin sot atje edhe komuna e bashki.

Karakteristikë për shqiptarët në Turqi është se punojnë shumë dhe ndihmohen mes vete. Askush prej tyre nuk ka përfunduar si lypës.

Ata njihen edhe si themelues e zotërues të disa vendbanimeve e qyteteve në Turqi.

Familja Shaqiri-Jyrtsever, që shihet në foton e Fatmir Selimit, i cili ka botuar disa libra për shqiptarët në Turqi, është njëra prej familjeve të shpërngulura nga Gjilani./Mediafokus