Shqiptarët përbëjnë rreth 30% të popullsisë në Maqedoni
Sipas regjistrimit zyrtar, shqiptarët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ka dyshime te këto statistika.
Tetova Sot, portal në Maqedoni ka bërë një koment në lidhje me numrin e popullsisë, duke i ftuar shqiptarët që ta bojkotojnë kondomin dhe të lindin sa më shumë fëmijë.
Ky është postimi i Tetova Sot:
‘Shqiptarët dikur ishin të varfër, por nuk kishin frikë nga varfëria prandaj lindnin më tepër edhe pse të vënë në presione shtetërore për shtimin e tyre. Ata nuk lejonin që numri i lindjeve të barazohej me ato të vdekjeve dhe kur kësaj i shtoje edhe nacionalizmin maqedonas ndaj nesh mbi natalitetin e madh që kishim kjo rezultonte me shumë gjëra në favor tonin.
Atë kohë në Repartin e lindjeve kishte shifra tjera që i trazonte palën tjetër që kanë problem me natalitetin, ndërsa sot të rinjtë shqiptarë duket se kanë hequr dorë nga trashëgimtarët e tyre.
Ata duan të jenë më modernë prandaj shumica prej tyre janë nga një ose dy fëmijë. Por derisa prindërit e tyre kishin nga 5 e më tepër fëmijë dhe më pak divorce, rolet te pasardhësit e tyre kanë ndryshuar. Këtë të fundit ose bashkëjetojnë, ose lindin pak fëmijë që në terma demografikë nuk është dhe aq optimiste.
Shumica e të rinjve shqiptarë duan një jetë tjetër duke rrezikuar të ardhmen dhe natalitetin. Ata duhet të kthehen tek gjeneza, te prindërit e tyre të cilët kanë pasur vështirësi ekonomike më shumë se ata, por kanë lënë shumë pasardhës.
Kjo përqindje nuk do ishte në këto nivele pa ata që dikur edhe pse me shumë presione dhe pa asnjë ndihmë nga ana e shtetit, vendosnin që t’i japin më shumë shtimit të popullsisë me gjithë ato sakrifica. Sikur ata mos kishin bërë nga të paktën pesë fëmijë, ne nuk do ishim edhe kaq sepse të rinjtë po ndjekin të tjera trende.
Shqiptarët duhet të vazhdojnë me traditën e vjetër sepse është Zoti ai që i bekon dhe është ai që u jep reskun fëmijëve.
Ata nuk duhet të tremben nga varfëria, por të mendojnë për shtimin, për më shumë fëmijë dhe për më shumë pasardhës për të ruajtur dhe mos rrezikuar të ardhmen.
Shqiptarët nuk i ndaloi as ligji diskriminues për fëmijën e tretë, që favorizonte familjet maqedonase me ndihma ekonomike, ndërsa shqiptarët nuk i llogariste si qytetarë të këtij vendi dhe fëmijët e shqiptarëve nuk merrnin ndihma.
As ligji, as presioni e as shteti nuk duhet të jetë faktor për mos shtimin e familjeve shqiptare, andaj shqiptarët sot e tutje duhet të jenë krenar për rritjen e numrit të tyre në Maqedoninë e Veriut dhe në 10 vjeçarin e ardhshëm të jemi të barabartë me maqedonasit.
Sot, zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut si shqiptarë jemi 29.5 % një numër tepër optimist se e ardhmja mund të jetë e jona.
Andaj, një lutje deri te të rinjtë, mos përdorni “kondoma” po bëni fëmijë.

