Shqiptari ekzekutohet me 8 plumba në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në një lokal në lagjen Sepolia në Athinë.

vrasje-greqi-shqiptar

Mësohet se një person ende i paidentifikuar është futur në lokal dhe ka ekzekutuar me 8 plumba 32-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

I riu shqiptar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është larguar me taksi.

Mediat helene raportojnë se shqiptari është sulmuar edhe herë të tjera, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe vrasje apo pastrim parash.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.