Shqiptari i ngujuar për tri ditë në borë shpëtohet nga disa të rinj në Malin e Zi
Bora kishte bllokuar kamionin e një shqiptari në Mal të Zi.
I ngujuar në borë ai kishte qëndruar për tri ditë rresht pa ngrënë e pa pirë dhe nuk ishte ndihmuar nga askush, derisa pas tri ditëve ishte takuar nga disa të rinj, që i kishin ofruar diçka për të ngrënë e për të pirë.
I dëshpëruar ai kishte publikuar një video në të cilën i lutej autoriteteve shqiptar që ta ndihmojnë të dalë nga vendi ku edhe ishte bllokuar.
Dy vëllezër malazez kanë dhënë para dhe kanë mundësuar nxjerrjen e shqiptarit që kishte mbetur i bllokuar në borë.