Shqiptari në Gjermani qëllohet në kokë dhe vritet
Në 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit.
Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.
Sipas informacionit të BILD, përcjellë express, viktima ishte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit kur u qëllua nga disa të shtëna pak para orës 20:00.
Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës.
“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.
Policia ka rrethuar zonën ndërsa nga pamjet e sigurisë duket ende biçikleta e viktimës në vendngjarje.

