Shqiptari nga Kosova zgjedhet kryetar i Socialdemokratëve, partisë më të madhe në Suedi

Arbër Gashi (26) u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin Halmstad, që është posti më i lartë që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri tani që të bëhem kryetar i Social Demokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët e partisë.

Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapozgjedhur do të bëjë gjithçka që mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë, trasparence dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im, se bashku drejt fitoreve të reja”, shprehet Arbër Gashi i cili rrugën politike e filloi në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vetë kryeministri suedez Stefan Löfven e vlerëson lart Arbrin, i cili sigurisht që do të jetë një ndër kuadrat më të mirë të Partisë Socialdemokrate e cila është partia më e madhe në Suedi.

Familja e Arbër Gashit është nga Fortesa e Drenasit.