Shqiptari nga Presheva vizitohet në spital nga ambasadori i Serbisë në Bullgari
Lulzim Sulejmani është personi i vetëm i mbijetuar nga tragjedia në Bullgari, i cili ka arritur të bëjë diçka për të dalë vetë nga autobusi dhe për të shpëtuar të tjerët.
Atë e ka vizituar sot në spital ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq, pasi që Sylejmani është nga Presheva.
Lulzim Sulejmani pavarësisht lëndimeve që ka marrë, ndihet mirë.
Ambasada e Serbisë në Bullgari ka thënë përmes rrjeteve sociale se do ta viziotojë atë rregullisht, derisa të lëshohet nga spitali.