Shqiptari përplas me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka përplasur me makinë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe.

Nëna ndodhet e shtruar në spitalin Sant’Omero për shkak të një dëmtimi në kokë, ndërsa fëmija u dërgua fillimisht në të njëjtin spital. Por, për shkak të gjendjes serioze u transferua në Bambino Gesu në Romë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në via Roma, pjesë e zonës Alba Adriatica.

Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMW”, dhe se prezent në kenë ka qenë dhe bashkëshorti i 26-vjeçares.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.