Shqiptari përplaset me pemën, dërgohet në spital me helikopter
Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Riçione të Italisë ku një shqiptar ka humbur drejtimin e furgonit dhe është përplasur fuqishëm me një pemë në anë të rrugës, përcjellë express.
Shqiptari, ndonëse i plagosur, ka mundur që të dalë nga mjeti, por disa minuta më vonë është ndjerë keq.
Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transportuar në një spital me helikopter.
Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha.